Sport

“Interi do të luftojë për titull”

Interi është një nga ekipet që do të luftojë për titull në këtë edicion të Serie A, sipas trajnerit të Spalit, Leonardo Semplicit.

Interi sot shënoi fitoren e tretë radhazi në ligë, duke e mposhtur Spalin me rezultat prej 2 me 0, ndërsa është në vendin e dytë në tabelë me pikë të njëjtë me Juventusin, që mban kreun, transmeton Koha.net.

“Është zhgënjyese, por dhamë një performancë të mirë. Interi është një ekip shumë i fortë, kam kërkuar nga lojtarët që të luajnë me përkushtim dhe e bënë këtë. Interi do të luftojë për titull, megjithatë duhet të uroj lojtarët e mi për paraqitjen. I heq kapelën Spallettit, që është një shok dhe trajner i mrekullueshëm”, ka thënë Semplici për Sky Sport Italia.