Sport

Vazhdon seminari për trajnerë të basketbollit me ligjërues Matthias Zollner

Federata e Basketbollit të Kosovës, së bashku me shoqatën e trajnerëve të Basketbollit të Kosovës, është duke mbajtur seminarin vjeshtor 2017, për licencimin e trajnerëve.

Për fundjavën e dytë rresht, në Prishtinë janë ekspert të huaj që ligjërojnë për trajnerët kosovarë.

Përveq trajnerëve kosovarë ka ligjëruar edhe trajneri i njohur gjerman, Matthias Zollner, i ftuar nga FIBA Europa, raporton KTV.

36-vjeçari Zollner ka punuar si ndihmës trajner në përfaqësuesen gjermane në vitin 2013. Më pas ka drejtuar ekipin austriak, Gyssing Knights, me të cilin u shpall kampion, fitoi Kupën e Austrisë si dhe depërtoi në mesin e 16 më të mirëve në Kupën EuroChallenge, diçka e paarritur më parë nga një skuadër austriake.

Zollner, që është shpallur trajneri i vitit në dy sezonet e fundit në Austri, është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e trajnerëve kosovar dhe ecurinë e këtij seminari.

Nga ana tjetër, trajnerët kosovar, Fikret Shatri dhe Ilir Selmani mendojnë se këto seminare janë të mirëseardhura, sidomos për trajnerët e rinj.

Seminari ka filluar në vikendin e kaluar ndërkaq do të përfundojë të dielën e ardhshme, më 17 shtator.