Sport

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Sampdoria – Roma

Ndeshja ndërmjet Sampdorias dhe Romës që ishte paraparë të zhvillohej të shtunën është shtyrë.

Shtyrja e kësaj ndeshje është bërë për shkak të motit të keq që po mbretëron në Genoa, dhe lajmin për shtyrjen e kësaj ndeshje e ka konfirmuar komuna e Gonas, transmeton Koha.net.

Kjo ndeshje duhej të zhvillohej të shtunën nga ora 18:45.

Reshje të mëdha të shiut dhe stuhi të mëdha pritet të ndodhin në arenën e Ligurias.