Sport

Ronaldinho: Coutinho do të japë gjithçka për Liverpoolin

Legjenda braziliane, Ronaldinho beson se Philippe Coutinho do të vazhdojë të japë më të mirën e tij për Liverpoolin, përkundër refuzimit të klubit për ta shitur te Barcelona.

Coutinho kishte kërkuar largimin nga “Anfield Road”, por klubi anglez nuk pranoi asnjë ofertë të Barcelonës, dhe për këtë është raportuar se braziliani do të refuzojë të luajë për klubin anglez në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Ronaldinho i ka siguruar fansat e Liverpoolit se Coutinho do të japë gjithçka për klubin e tyre.

“Këtë sezon ata do ta shohin atë duke dhënë gjithçka për klubin, ai një lojtar i tillë”, është shprehur Ronaldinho për Daily Mail.

Ish-ylli i Barcelonës ka shtuar se, “asnjë lojtar nuk do të refuzojë të luajë kur është Botërori në fund të sezonit. Fansat e Liverpoolit nuk kanë për çka të brengosen, nuk e besoj asnjërën prej raportimeve se ai ka refuzuar të luajë për klubin. E njoh atë dhe kjo nuk është mënyra e tij”.

Ronaldinho është i bindur se Barcelona do të rikthehet garës për Coutinhon.

“Ata e kanë bërë të qartë se sa shumë e duan atë, dhe jam i sigurt se do të rikthehen përsëri për të”, ka thënë Ronaldinho.