Sport

Mësimet e marra në rrugët e akullta, i kanë hyrë në punë Kanepit

Diku mes vozitjes në një rrugë të akullt në Finlandë dhe hedhjes së topit medicinal në një kampion olimpik në hedhje të diskut në Estoni, Kaia Kanepi kuptoi se i mungon tenisi.

Kanepi ishte në prag të tërhiqej nga sporti në fund të vitit të kaluar, pasi po vuante nga probleme të shumta shëndetësore që i humbën mjaft energji. Ajo kishte probleme në të dy këmbët, shkruan NYT.

"Unë as që doja t'i nënshtrohesha tretmanit për të përmirësuar këmbët e mia. Nuk shqetësohesha fare, nuk doja të kisha asgjë me sport", tha Kanepi, që tash ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit "US Open", përcjell Koha Ditore.

Është hera e gjashtë që Kanepi 32-vjeçare arrin në çerekfinale të një Grand Slami. Së fundi kishte arritur edhe në Wimbledon në vitin 2013. Në vitin 2009, ajo u bë tenistja e parë nga Estonia që hyri në Top 20 të renditjes botërore, dhe arriti rekord të karrierës duke u ngritur në pozitën e 15-të në gusht të vitit 2012.

Kanepi në "US Open" në vitin 2014, kishte arritur deri në rrethin e katërt, ku u ndal nga Serena Williams...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.