Sport

Bunjaki: Paguam çmimin e dëshirës së madhe për fitore

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki pas humbjes nga Finlanda në një intervistë për KTV-në ka thënë se kanë paguar çmimin e dëshirës së madhe për fitore.

Kosova sonte pësoi humbjen e shtatë radhazi në kualifikimet për Botëror, transmeton Koha.net. Në “Loro Boriçi” Kosova pësoi me rezultat 0-1.

“Të gjitha përpjekjet i bëmë të sulmojmë. Faktor kryesor është vullneti i madh për fitore, dhe këtë do të mundohemi ta bëjmë në dy ndeshjet e ardhshme. Ne me pak fat do të merrnim barazim edhe ndaj Kroacisë, një skuadre superiore”, është shprehur Bunjaki për KTV.

Ai më tutje ka thënë se dy lojë brenda dy ditësh është shumë e rëndë për një përfaqësuese të re si Kosova. Bunjaki ka konfirmuar se zyrtarisht është edhe dy ndeshje trajner i Kosovës, ndërsa më pas do të bisedojë me FFK-në.

“Dy lojë për dy ditë është shumë e rëndë për ne, por kjo është një përvojë e re për ne. Zyrtarisht jam edhe dy lojë, dhe më pas do të ulem të diskutoj me Federatën. Paguam çmimin e dëshirës së madhe për fitore”, ka thënë ai.