Sport

Kosovë – Finlandë, s’ka ndryshim rezultati në pjesën e parë

Nuk ka pasur ndryshim rezultati në pjesën e parë të kualifikimeve për Botëror ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Në ndeshjen që po zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit, transmeton Koha.net.

Dominim të lehtë e pati Finlanda në posedim të topit, por të dyja skuadrat patën nga katër tentime, asnjëra prej tyre brenda kornizës së portës.