Sport

Pritjet janë “golat” e Berishës

Descriptive Text

Në hendboll, njëjtë si në sportet e tjera, më shumë flitet për kontributin në sulm, përkatësisht për golat e shënuar, se për kontributin në mbrojtje.

Zakonisht vetëm trajnerët dhe ekspertët e lojës vlerësojnë drejt kontributin që lojtarët japin edhe në repartin defanziv, shkruan sot “Koha Ditore”. Në një situatë të tillë, jo gjithnjë flitet për portierët, edhe nëse ata japin kontribut të madh në fitore.

Kontribut të madh vlerësohet se të dielën mbrëma dha portieri i Besës, Haris Berisha. Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, fitoi me shifrat 29:21 ndaj Beykozit turk, në ndeshjen e parë të raundit të parë të Kupës së EHF-së. Ndeshja e kthimit luhet fundjavën e ardhshme në Turqi.

Derisa lojtarët më efikas të Besës së Pejës kishin nga shtatë gola, Berisha thotë se bëri dyfish më shumë pritje. Ai ka numëruar të paktën 15 pritje që ka bërë. Për Berishën, një gjuajtje e pritur është e barabartë me një gol të shënuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.