Sport

Kosova e gatshme për “finalen” me Finlandën

Descriptive Text

Ndeshja që “zgjati” dy ditë me Kroacinë, udhëtimi i gjatë dhe vetëm një stërvitje në Shkodër, ia vështirësojnë punët përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen me Finlandën, që vlerësohet si një finale e ciklit eliminator për botërorin “Rusia 2018”.

Natyrisht, nuk është finale për të siguruar kualifikimin, por finale, përkatësisht rasti më i mirë për të arritur fitoren e parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshja mes Kosovës e Finlandës luhet të martën (sot) nga ora 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Vetëm një stërvitje ka pasur përfaqësuesja e Kosovës para kësaj përballjeje. Ka stërvitur të hënën mbrëma në stadiumin ku edhe luhet sfida.

Kosova eliminatoret i mbyll muajin tjetër me ndeshjet ndaj Ukrainës në Shkodër dhe Islandës në Reykjavik. Me Ukrainën dhe Islandën duke luftuar për kualifikim, ndeshja me Finlandën shihet rasti i vetëm për të arritur fitore në këtë cikël... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.