Sport

Modriq ankohet në FIFA-n për ndeshjen me Kosovën

Luka Modriq ka goditur FIFA-n për detyrimin që i bëri Kroacisë dhe Kosovës që të zhvillojnë vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë vetëm një ditë pas.

Ndeshja e vlefshme për Grupin I kualifikues ishte ndërprerë të shtunën pas reshjeve të pandërprera të shiut, por ndeshja vazhdoi nesër dy ditë para ndeshjes me Turqinë.

“Ajo që ndodhi ka ndikuar te ne. Të shtunën në mbrëmje, na u tha se nuk do të luanim, andaj flemë më gjatë se zakonisht, për dy ose tri orë më shumë”, ka thënë mesfushori i Real Madridit, pas ndeshjes të cilën Kroacia e fitoi 1 me 0. “Këtë mëngjes u zgjuam si në ushtri sepse duhej të luanim. Nuk ishte përgatitja adekuate për një ndeshje të tillë të rëndësishme. FIFA ka demonstruar sërish se nuk i intereson për futbollistët, vetëm që të luhet një ndeshje”.