Sport

Kuka: Shteti nuk i ka paguar Majlindës asnjë cent

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook ka bërë disa pyetje drejtuar institucioneve.

Ai tregon se shteti nuk i ka paguar asnjë cent Majlindës dhe se nga tani duhet të merret leja për postimin e fotografive me Majlindën, transmeton Koha.net.

Ky është postimi i plotë i Kukës:

“Kush po punon për kolapsin e Sportit në Kosovë!?

A kanë njohuri Institucionet e Shtetit që Kampiones Olimpike si ka dal asnjë cent për pagat ndaj saj prej Korrik 2016 !!!

A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej Marsit 2017!!!?

Çka po pretendohet me këto bllokada deri kur po mendoni që duhet duruar bllokaden e Sportit me Kampion Evropian,Botëror e Olimpik!?

Po mburreni kudo që Kosova ka vlera e ka Kampionen Olimpike por spo pyet askush si po trajtohet ajo!!

A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vij të qaj e trokas nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportist që janë sjell në atë gjendje!?

Nuk do e shihni kurrë asnjë nxanës timin në atë gjendje,nuk mund të shantazhoni Kampionen Olimpike të vije e të lus askend!

Fotografitë që i postoni me Majlinden tash e tutje duhet me marr leje çdo politikan përndryshe Do kerkoj ndihmën nga njerëz të drejtësisë a kemi të drejtë me i padit e ndoshta në qat formë bajmë buxhet për aktivitetet tona!?

Kujtim Kerveshi pyetja e fundit për ty miku im?”.