Sport

Kosova mbahet mirë, pëson humbje minimale

Descriptive Text

Përfaqësueses së Kroacisë në futboll i mjaftoi një moment shpërqendrimi i futbollistëve të Kosovës, për të shënuar gol dhe për të fituar ndeshjen maratonike në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, që nisi të shtunën në mbrëmje dhe përfundoi të dielën pasdite.

Qendërmbrojtësi Domagoj Vida iu shmang mirë futbollistëve të Kosovës në zonë për ta prekur topin lehtë me kokë pas harkimit të Luka Modriqit nga gjuajtja e lirë prej krahut të majtë, shkruan sot “Koha Ditore”. Topi i prekur lehtë me kokë nga Vida përfundoi në portën e kapitenit Samir Ujkani, që mbeti i shtangur.

Ndodhi kjo në minutën e 74-t të ndeshjes së luajtur në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit I të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Kroacia fitoi 1:0 ndeshjen që për vendasit doli të jetë shumë më e vështirë se që u mendua fillimisht.

Deri në minutën e 74-t, por edhe pas saj, Kosova u mbajt mirë. Lojtarët e saj u shfaqën të disiplinuar, realizuan detyrat taktike dhe mbyllën hapësirat për yjet e Kroacisë. Nuk rrezikuan shumë, por as vendasit nuk patën shumë raste shënimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.