Sport

Zvicra e shqiptarëve mbetet e pamposhtur në grup

Blerim Xhemajli ka realizuar njërin prej tre golave në fitoren e Zvicrës kundër Letonisë.

Xhemajli së bashku me Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Admir Mehmedin dhe Valon Behramin u paraqitën në fitoren 3 me 0 të Zvicrës e cila prin në grupin B të eliminatoreve të botërorit “Rusia 2018” me tetë fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje.

Halil Seferoviq realizoi golin e parë të Zvicrës. Xhemajli ka mundur lehtë të shtojë epërsinë në 2 me 0, por humbi penaltinë. 29-vjeçari me të filluar pjesa e dytë realizoi gol ndërsa të tretin e realizoi Ricardo Rodriguez nga penaltia.

Në këtë grup fitore të vështirë siguroi Portugalia, e cila mposhti Hungarinë me rezultat 1 me 0.

Kampioni Europian është në pozitën e dytë me 21 pikë, tre më pak se Zvicra në pozitën e parë.