Sport

Wenger: Do të bëjmë sërish ofertë për Lemarin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se klubi i tij do të përpiqet sërish që të transferojë mesfushorin e Monacos, Thomas Lemar.

Wenger ofroi 100 milionë euro për të në ditën e fundit të afatit kalimtar, por futbollisti refuzoi ofertën. Edhe pse Wenger e pranon se Lemar zgjodhi Monacon para Arsenalit, ai ka thënë se do të dërgojë sërish ofertë për francezin.

“Ai vendosi të qëndrojë te Monaco. A kemi bërë ofertë 100 milionë euro? Po. Dhe do të bëjmë sërish oferta. Ai është përherë i gatshëm të pranojë topin, është i kompletuar në mbrojtje dhe sulm”, ka thënë Wenger për Telefoot.

Lemar shkëlqeu të enjten për Francën duke realizuar dy gola në fitoren 4 me 0 ndaj Holandës.