Sport

Ujkani: Donim që të vazhdohej loja

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani pas ndërprerjes së takimit Kroaci-Kosovë, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ka thënë se kanë pasur dëshirë me vazhduar lojën, por për këtë nesër vendimin e merr UEFA.

“Vendimi merret nesër nga UEFA. Ka pas mundësi për me vazhduar loja, por kushtet nuk ishin optimale. Ne kemi pas shumë dëshirë me vazhduar lojën, pasi besoj se fusha ishte 50 për qind për lojë”, tha Ujkani.

Ai ka thënë se nëse nuk zhvillohet loja nesër, do të vazhdojnë për lojën kundër Finlandës, ndërsa tha se arbitri e mori vendimin për ndërprerjen e lojës, pasi kishte frikës te lëndimet e lojtarëve, raporton KosovaPress.

“Arbitri u frikësua për shkak të lëndimeve, se me luajt lojën deri në një nivel kemi mundur të luajmë, por problemi ishte të lëndimet, sepse topi ndonjëherë u ndalke dhe kishim kujdes për lëndime dhe ajo ishte arsyeja kryesore”, tha kapiteni Ujkani për media.

Takimi u ndërpre në minutën e 21-të, pasi fusha në “Maksimir Arena” ishte e mbushur me ujë, par shkak të reshjeve të shiut të mëdha.