Sport

Isco shkëlqen në fitoren e Spanjës kundër Italisë

Isco me dy gola të bukur i ka ndihmuar Spanjës që të mposht Italinë me rezultat 3 me 0.

Ylli i Real Madridit realizoi një gol nga gjuajtja e lirë dhe një tjetër nga distanca ndërsa golin e tretë e realizoi Alvaro Morata.

Me këtë fitore Spanja përforcon pozitën e parë në grupin G me 19 pikë, 3 më shumë se Italia.

Në këtë grup është edhe Shqipëria. Kuqezinjtë janë në pozitën e tretë me 12 pikë, tre pikë i siguruan sot me fitoren ndaj Lihtenshtajnit.