Sport

Sanchezi nuk dëshiron të luajë për Arsenalin

Descriptive Text

Alexis Sanchez nuk dëshiron të luajë më për Arsenalin me Manchester Cityn që po përgatiten për blerjen e tij në muajin janar.

Burimet e Goal.com, të afërta me lojtarin, kanë thënë se Alexis ia ka bërë të qartë krerëve të klubit se nuk dëshiron të luajë më për Arsenalin pasi dështoi transferimi prej 70 milionë eurove te City.

Kiliani tani është më i vendosur se kurrë për largim nga klubi dhe këtë situatë pritet ta shfrytëzojë City që do të kthehet me një tjetër ofertë në muajin janar.

City gjatë tërë verës ka shprehur interesim për sulmuesin kilian, por marrëveshja për të dështoi pasi Arsenali nuk arriti transferimin e Thomas Lemarit nga Monaco.