Sport

Kosova në kërkim të mbrojtjes stabile

Descriptive Text

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, në seancën e dytë stërvitore të përfaqësueses, të mbajtur të mërkurën në Mitrovicë, është fokusuar në organizimin e repartit defansiv.

Bunjaki ka thënë se kjo është e domosdoshme duke pasur parasysh emrat e rinj që janë ftuar për dy ndeshjet eliminatore të botërorit "Rusia 2018" kundër Kroacisë dhe Finlandës, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova të enjten (sot) do të marrë rrugë për Zagreb, kurse të shtunën do të luajë në stadiumin "Maksimir" kundër Kroacisë, në kuadër të Grupit I. Për dallim nga stërvitja e parë që u mbajt të martën dhe ishte më e lehtë, Bunjaki ka pranuar se stërvitja e dytë ishte dukshëm me një intensitet më të lartë.

"Stërvitjet i kemi përqendruar në organizim të mbrojtjes, pasi kemi lojtarë të rinj. E kemi parasysh që Kroacia është një ekip i fortë dhe e respektojmë, por në futboll ekziston gjithmonë mundësia për befasi. Do të luajmë me gjithë fuqinë tonë dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat", është shprehur Bunjaki, duke zbuluar se e di mënyrën e lojës, por jo edhe formacionin..(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.