Sport

Liverpooli siguron shërbimet e Chamberlainit

Raportohet se Liverpooli ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain.

Gazetarja e Goal, Melissa Reddy, e afërt me klubin nga Anfield Road raporton se Arsenali dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për 38 milionë euro, transmeton Koha.net. Ai ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare. 

Chamberlain kishte refuzuar Chelsean për t’u bashkuar me skuadrën e Jurgen Kloppit.