Sport

Evertoni refuzon ofertën e Chelseat për Barkleyn

Evertoni raportohet se ka refuzuar një ofertë të Chelseat për mesfushorin Ross Barkley.

Kampioni i Premier Ligës të martën ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurove për anglezin, i cili ka refuzuar kontratën e re që i ka ofruar klubi nga Liverpooli.

Evertoni më parë ka kërkuar 55 milionë euro për shërbimet e tij, por mund të detyrohet që të ul çmimin pasi atij i kanë mbetur edhe një vit në kontratën aktuale.