Sport

De Biasi më 2 shtator do të ndjekë Shqipërinë në “Elbasan Arena”

Descriptive Text

Në dy shtator do të zhvillohet ndeshje mese Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit, e ndërsa burime të sigurta kanë konfirmuar se në “Elbasan Arena” do të jetë edhe ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, shkruan Panorama Sport.

Duket se italianit nuk i ndahet shpirti nga kombëtarja jonë, vlen të theksohet se edhe pas largimit nga stoli i kombëtares marrëdhëniet e tij me FSHN vazhdojnë të jenë të ngushta.

Ndërsa ka premtuar se do të mbetet një tifoz kuqezi, dhe do të ndjek nga afër punën e patriotit të tij, Christian Panucci.