Sport

Memolla e Ahmedi premtojnë të shfrytëzojnë rastin

Mbrojtësi Hysen Memolla dhe sulmuesi Valon Ahmedi kanë insistuar se janë të nderuar që janë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e muajit shtator, shkruan sot Koha Ditore.

Memolla po luan rregullisht te Hajduku i Splitit derisa Ahmedi ka ndihmuar Mariborin që të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të dy futbollistët, që u paraqitën në konferencën për shtyp të martën, janë ftuar për herë të parë nga seleksionuesi i ri i Shqipërisë, Christian Panucci. Tekniku italian për herë të parë ka ftuar edhe mbrojtësin e Metzit, Ivan Balliu.

Shqipëria luan dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018". Më 2 shtator në "Elbasan Arena" e pret Lihtenshtajin, kurse më 5 shtator është mysafire e Maqedonisë.

Shqipëria, që ka tubuar nëntë pikë pas gjashtë ndeshjeve në Grupin G, të hënën pasdite ka mbajtur seancën e parë stërvitore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.