Sport

Kelmendi siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka vazhduar rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të botës, duke mposhtur Amandine Buchard në çerekfinalen e Botërorit që po mbahet në Budapest.

Kelmendi në gjysmëfinale pritet të përballet me fituesen e duelit Natalia Kuziutina nga Rusia dhe Ai Shishime nga Japonia.