Sport

Liverpooli arrin marrëveshje për Keitan

Liverpooli ka arritur marrëveshjen për të transferuar mesfushorin nga Leipzigu, Naby Keita, transmeton Koha.net.

Kjo marrëveshje thuhet se është rekorde dhe Keita do t’i bashkëngjitet ekipit të njohur anglez zyrtarisht më 1 korrik të vitit 2018.

“Të Kuqtë” do të paguajnë 48 milionë funte për transferimin e 22-vjeçarit, të cilin e kërkonte me ngulm Jurgen Kloppi që nga fillimi i afatit kalimtar.