Sport

Kuka krenar për suksesin e Kelmendit

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është shprehur krenar që xhudistja e ekipit të tij, Majlinda Kelmendi, ka fituar çmimin si “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Ai ka thënë se më në fund po kurorëzohet mundi dhe sakrifica.

“Kurorëzohet mundi e sakrifica! Nga Kosova e vogël por me heronj të mëdhenj! Bota sot njohu Xhudisten më të madhe të Planetit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fjalimin e saj pasi mori çmimin, Kelmendi falënderoi Kukën duke thënë se është personi kryesor që e ka rritur dhe e ka bërë kampione.