Sport

Prishtina Futsal organizon turne në futboll me rërë

Duket si një mbrëmje afër ndonjë bregdeti, pasi kjo rërë të jep një imazh të tillë.

Por, në fakt, kjo pjesë është në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku “FC Prishtina Futsal”, po e organizon këtë turne.

Në garën e futbollit në rërë, si pjesëmarrëse janë 10-të skuadra.

Drejtori i klubit prishtinas të futsallit, Fatos Dili, jep më shumë detaje rreth këtij organizimi, si dhe shprehet i kënaqur me lojërat e luajtura deri tani, por edhe premton se ky turne do të shndërrohet në tradicional.

Oso Gjinovci, që është pjesë e klubit të kryeqytetit në futsall, tregon dallimet ndërmjet “Beach Soccerit” dhe lojës në parket.

Finalja e madhe është parashikuar të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:00.