Raportohet se Juventusi ka bërë ofertë për mesfushorin e Bareclonës, Andre Gomes.
Mundo Deportivo raporton se kampioni italian ka ofruar 33 milionë euro për Gomesin, por Barcelona po kërkon 50 milionë euro për shërbimet e portugezit, transmeton Koha.net.
Barcelona e kishte blerë sezonin e kaluar Gomesin nga Valencia për 35 milionë euro, por nuk ka arritur të zë vendin e titullarit në Camp Nou.
Gomes ka shënuar 3 gola dhe tre asiste në 47 paraqitje për Barcelonën në sezonin e kaluar.
-
27 gusht 2017 17:33
-
Shpërndaje në: