Sport

Monaco i gatshëm të shesë Mbappen, zëvendësuesin e gjen në Angli

Descriptive Text

Siç duket Monaco është i gatshëm ta shesë yllin e saj Kylian Mbappe, me PSG-në destinacionin e të mundshëm.

Sky Sports raporton se në rast të shitjes së Mbappes te PSG-ja atëherë zëvendësues i tij do të jetë Islam Slimani i Leicesterit, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Monaco është i gatshëm të shesë Mbappen në 72 orët e ardhshme.

Leicesteri kishte paguar rreth 32 milionë euro për Slimanin, të cilin e transferoi nga Sporting Lisbona.