Sport

Vazhdon “lufta” për Van Dijkun

Ylli i Southampton, Virgin van Dijk vazhdon të mbetet mbrojtësi më i kërkuar nga ekipet angleze, me Chelsean, dhe Liverpoolin në garë për shërbimet e tij.

26 vjeçari dëshiron të largohet nga ‘Soton’, dhe ka kërkuar nga ata që të mos e bllokojnë transferimin e tij, ndërsa, Southampton nuk e dëshiron shitjen e tij, transmeton KP.

Virgil van Dijk ka shkëlqyer në Premier Ligë që nga transferimi i tij nga Celtic në Southampton, në vitin 2015, duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë të ligës, e madje duke shënuar edhe 4 gola në 55 paraqitje.