Sport

97-vjeç, por asnjëherë i vjetër për të fituar

Unë nisa të vrapoj vetëm në moshën 95-vjeçare… Unë jam 97 tani dhe sapo ka filluar të kuptoj sesa shumë gjëra nuk i di.

Ky është Çarls Jugster, në Botërorin e Atletikës për Veteranët në Francë, në garë për t’u shpallur kampion i botës për grupmoshën 95 deri në 100 vjeç.

“Unë vrapoj për jetën time, midis gjërave të tjera pasi mendoj se kushdo mund të fillojë një jetë të re në çdo moshë”.

Në moshën 97-vjeçare britaniku vendosi të provojë kërcimin së gjati. Ai synonte thyerjen e rekordit botëror. “Më pëlqen të jem fitimtar dhe do të konkurroj për të fituar.”- thotë ai.

Në Kore të Jugut ai provoi ta thyente rekordin, por nuk ia doli. Ai nuk e theu rekordin, por si i vetmi garues në atë kategori, u shpall kampion i botës. Ai fitoi gjithashtu edhe zemrën e Karolinës. Teksa ajo i rrëfen se është 79 vjeç, ai e komplimenton duke i thënë se ajo është ende një vajzë e re.

“Besojeni apo jo, por ajo më puthi 3 herë në faqe. Unë nuk mendoj se njeriu është ndonjëherë tepër i vjetër për të rënë në dashuri. Aspak. Unë kam kaq shumë plane dhe ide, për të bërë diçka të re, diçka ndryshe”, përfundoi Jugster.