Sport

Pique: Messi mund të firmosë kur të ketë dëshirë

Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona, megjithëse po vonon në firmosje të kontratës së re me skuadrën e madhe spanjolle. Kështu ka thënë bashkëlojtari i tij Gerard Pique të enjten. Pique ka insistuar se Messi e do Barcelonën më tepër se çdokush tjetër.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” dhe golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës, është pajtuar për një kontratë të re me klubin qysh më 5 korrik, në të cilën është përfshirë edhe një klauzolë për lirim në vlerë prej 300 milionë eurosh, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, Messi ende nuk ka nënshkruar kontratën që do ta mbante te Barcelona deri në verën e vitit 2021.

Derisa Messi të mos firmosë kontratën e re, ai do të mundë të blihet nga ndonjë skuadër tjetër, nëse ajo paguan klauzolën për lirim që e ka aktualisht, prej 250 milionë eurosh.

Paris Saint-Germain këtë verë bleu Neymarin duke paguar klauzolën për lirim të tij në vlerë prej 222 milionë eurosh, që është dukshëm transferimi më i madh në histori.

Messi 30-vjeçar mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë dhe të firmosë parakontratë me ndonjë skuadër qysh në janar, pasi kontrata e tij me skuadrën katalonjase skadon në qershor të vitit të ardhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.