Pas debutimit me humbje në Vala Superligën e Kosovës në futboll, fundjavën e kaluar, Vllaznia e Pozheranit kërkon rezultat pozitiv në ndeshjen kundër skuadrës së Llapit.
Vllaznia për herë të parë po luan në Superligë, ndërsa në xhiron e parë pësoi 1:0 në udhëtim nga Ferronikeli. Me shifra të njëjta Llapi në Podujevë e mposhti Drenicën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dueli mes Vllaznisë dhe Llapit zhvillohet të premten (sot) prej orës 16:30, në stadiumin e qytetit në Gjilan, pasi stadiumi i Pozheranit nuk plotëson kriteret për Superligë. Ndeshja e hap xhiron e dytë të kampionatit të Kosovës në futboll.
Vllaznia është skuadra më e përforcuar gjatë afatit kalimtar të verës, pasi ka transferuar 14 futbollistë. Trajneri i Vllaznisë, Bekim Isufi, të enjten ka thënë se beson te të përzgjedhurit e tij, ndonëse ka pranuar se Llapi është një kundërshtar mjaft i fortë. Ai për këtë ndeshje nuk do t'i ketë në dispozicion sulmuesin Shkëmbim Salihu dhe mbrojtësin Rron Statovci, që të dy të lënduar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
25 gusht 2017 12:25
-
Shpërndaje në: