Sport

Burgoset Roberto Carlos

Departamenti i drejtësisë së Rio de Janieros, ka urdhëruar burgosjen e ish-futbollistit brazilian, Roberto Carlos, për një periudhë prej 3 muajsh, për shkak të vonesës së pagesave të mbikëqyrjes për dy fëmijët e tij.

44 vjeçari i detyrohet 20 mijë dollarë ish-gruas së tij, Barbara Thurler, por kishte raportuar probleme financiare si justifikim për të mos i paguar ato, transmeton kp.

I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë në histori, Carlos në korrik është bërë baba për herë të 9-të.

Carlos aktualisht është ambasador i Real Madridit, në Azi dhe Oqeani.