Sport

Kosova sot mëson kundërshtarët e mëdhenj

Mali i Zi, Sllovenia, Spanja në grupin A. Polonia, Lituania, Hungaria në Grupin C. Apo Belgjika, Franca, Rusia në Grupin E.

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të përfaqësueses së Kosovës në basketboll në raundin e parë të eliminatoreve evropiane për botërorin “Kina 2019”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në njërin nga këto grupe do të vendoset Kosova, të enjten (sot) nga ora 11:30 kur në Munich të Gjermanisë do të hedhet shorti për këtë fazë të kualifikimeve. Grupi njëherë nuk dihet, por dihet tashmë që Kosova do të ketë punë me përfaqësueset prej më të fortave në Evropë.

Franca, Spanja, Lituania e Rusia janë top-përfaqësuese evropiane me suksese të shumta ndërkombëtare. Pranë tyre është Sllovenia e po ashtu Mali i Zi, ndërsa pak më poshtë janë Polonia, Belgjika e Hungaria... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.