Sport

Shkëlqimi i përfaqësueses i lë vend krizës së thellë të klubeve

Pak më shumë se një muaj para se të nisë edicioni 2017/18 i Superligës së Kosovës në basketboll, klubet e “katërshes së madhe”, me përjashtim të Sigal Prishtinës, janë në gjumë të thellë.

Edicioni i ri nis më 30 shtator, sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), dhe tani për tani vetëm një ekip duket i mobilizuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Sigal Prishtina ka dhjetë ditë që ka nisur fazën përgatitore për edicionin e ri, në të cilin do të debutojë në Ligën e Kampionëve.

Derisa te Sigal Prishtina dihen trajneri, përforcimet dhe komplet ekipi për edicionin e ri, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Pejën, Bashkimin e Trepçën.

Te të tri këto ekipe nuk dihet se kush është trajner apo cilët janë lojtarët që do t'i kenë në dispozicion për edicionin 2017/18... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.