Sport

Skitaret përfundojnë garat në Erzurum të Turqisë

Lyra Hoxha dhe Adea Haxhidauti kanë përfunduar garat në Festivalin e 13-të Olimpik Dimëror Evropian për të rinj në Erzurum.

Ato sot u paraqitën për herë të fundit në shtegun në “Palandöken l”.

“Për të dy skitaret kjo ishte një përvojë e re. Në shtigje të tilla dhe në gara të këtij niveli nuk kanë pasur përvojë më parë. Sigurisht se kjo ishte një eksperiencë e re për to dhe shumë e dobishme për vazhdimin e vajzave tona të reja”, thuhej në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Adea në garën e parë në sllallom nuk arriti të siguronte pozicion për garën e dytë, kurse Lyra me pak fat do të mund të zinte një pozicion të mirë në klasifikimin përfundimtar, por nuk arriti ta bënte këtë megjithëse pati një rrëshqitje të mirë.