Sport

Azarenka heq dorë nga “US Open” për të mos e lënë të birin

Fituesja e dy turneve Grand Slam, Victoria Azarenka, ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Grand Slamin "US Open", pasi nuk ka të drejtë të marrë të birin e saj në Kaliforni, pas betejës ligjore që ka për kujdestari të fëmijës me ish-partnerin.

Bjellorusja 28-vjeçare ishte kthyer në tenis në qershor, ndërsa kishte lindur të birin Leo në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo kishte shpresuar që marrëveshjet ligjore do të funksiononin për t'i lejuar të garojë në Grand Slamin "US Open", që nis më 28 gusht dhe mbaron më 10 shtator, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

"Për fat të keq nuk jam në gjendje të marr pjesë në US Open këtë vit, për shkak të situatës sime familjare që po mundohem ta zgjidh", ka thënë ish-tenistja numër një në botë Azarenka, që ishte finaliste në "US Open" në vitin 2012 dhe 2013. "Derisa do të më mungojë shumë New-Yorku dhe është një nga turnetë e mi të pëlqyer, ku kam kaluar disa nga momentet më të mira në karrierë, unë jam duke shikuar para të kthehem atje vitin e ardhshëm".

Për shkak të betejës për kujdestari, Azarenka nuk dëshiron të lë të birin e saj prapa në Kaliforni, ku e ka shtëpinë dhe ku është lindur fëmija....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.