Sport

Hakohet Twitteri i Barcelonës, zyrtarizohet Di Maria

Descriptive Text

Në orët e hershme të së mërkurës është hakuar faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter, me ç’rast është zyrtarizuar transferimi i yllit të PSG-së, Angel Di Maria.

“Mirëserdhe në FC Barcelona, Angel Di Maria”, ishte shkruar në faqen zyrtare të klubit katalunas, transmeton Koha.net.

Image

Pas pak orësh Barcelona ka konfirmuar se faqja e tyre është hakuar, raporton Goal.

“Llogaritë tona janë hakuar sonte. Po punojmë që të zgjidhim problemin sa më shpejtë që është e mundur. Faleminderit për durimin”, ka shkruar Barcelona.

Meritat për këtë veprim ndaj Barcelonës e ka marr OurMine, një grup i hakerëve nga Arabia Saudite, që gjithashtu më parë kanë hakuar llogarinë e CNN-it në Facebook, llogaritë në Twitter të Netflixit, Marvelit, dhe drejtorit të Facebookut, Mark Zuckerberg.