Sport

Prishtina kompletohet, shpreson të kalojë raunde në Champions

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, është kompletuar derisa po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri që starton muajin tjetër.

Të martën pasdite ekipit i janë bashkuar pesë basketbollistët që ishin pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet parakualifikuese për botëror: Dardan Berisha, Alban Veseli, Fisnik e Granit Rugova dhe Urim Zenelaj, shkruan Koha Ditore.

Në seancën e paradites, nën urdhrat e trajnerit Ahmet Kandemir krahas gjashtë përforcimeve të huaja ishin edhe Edmond Azemi, Rinor Peci e Drilon Hajrizi.

Kandemir ka nisur punën me një pjesë të lojtarëve në fillim të javës së kaluar. Ai po mundohet që ekipin ta bëjë gati për debutim në Ligën e Kampionëve, përkatësisht për paraqitje në rrethin e parë eliminator. Sigal Prishtina do të përballet me kampionin e Bjellorusisë, Tsmoki Minsk, kurse ndeshjen e parë do ta luajë në shtëpi, më 19 shtator....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.