Sport

Pas Drinkwaterit, Chelsea kërkon edhe një lojtar të Leicesterit

Raportohet se Chelsea është afër që të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Leicesterit, Danny Drinkwater.

Por, kampioni anglez dëshiron ta transferojë edhe një lojtar nga Leicesteri, dhe bëhet fjalë për sulmuesit Jamie Vardy, raporton Daily Mirror.

Tashmë Chelsea ka transferuar sulmuesin Alvaro Morata nga Real Madridi, por është në kërkim të zëvendësuesit të Diego Costas, i cili pritet të largohet në këtë afat kalimtar.