Sport

Barcelona padit Neymarin

Descriptive Text

BBC raporton se Barcelona do ta padisë Neymarin për transferimin e tij prej 222 milionë euro te Paris Saint-Germaini.

Braziliani u transferua në Paris pasi klubi francez pagoi klauzolën e lojtarit në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.

Në një deklaratë të Barcelonës klubi thotë se po kërkon riparimin e bonusit prej 8.5 milionë euro për rinovimin e kontratës së tij, plus 10 për qind të interesit.

Neymari është bërë lojtari më i shtrenjtë në botë me transferimin e tij te PSG-ja.