Sport

Zyrtare: Valencia transferon Kondogbian

Descriptive Text

Valencia ka kompletuar transferimin e Geoffrey Kondogbia në formë huazimi për një sezon me opsion të blerjes nga Interi.

Këtë e ka konfirmuar Valencia përmes faqes zyrtare, ndërsa raportohet se në verën e ardhshme do të blihet kartoni i tij i plotë për 25 milionë euro, transmeton Koha.net.

Interi kishte paguar për të 31 milionë euro në vitin 2015 kur e kishte transferuar nga Monaco.

Në drejtim të kundërt do të lëvizë mbrojtësi Joao Cancelo, i cili të hënën kaloi testet mjekësore tek Interi.