Sport

Ibra e Mings rrezikojnë tri ndeshje mos-lojë

Descriptive Text

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, dhe mbrojtësi i Bournemouthit, Tyrone Mings, janë akuzuar për sjellje të pahijshme në përballjen e dy skuadrave në fundjavë.

Dyshja u përplas gjatë ndeshjes duke goditur njëri-tjetrin.

“Futbollistët janë përfshirë në dy incidente të ndara rreth minutës së 44-të, incidente që nuk u panë nga zyrtarët e ndeshjes në kohë, por u panë në kamerë”, thuhet në sqarimin e akuzës nga Federata e Anglisë.

Nëse të dy futbollistët shpallen të fajshëm mund të dënohen me nga tri ndeshje mos-lojë.