Sport

Përmbledhje e KTV-së për ndeshjen historike, Kosovë – Estoni

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shkruar histori, pasi e ka siguruar fazën e rregullt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Kina 2019”, dhe KTV sjell përmbledhjen nga ndeshja e mbrëmshme që u zhvillua në Prishtinë.

Në ndeshjen vendimtare që u zhvillua në kryeqytet, Kosova e ka mposhtur Estoninë, me rezultat 75:69 dhe kështu ka kaluar tutje.

Basketbollisti më efikas ishte Dardan Berisha me 28 pikë, i ndihmuar nga Erjon Kastrati me 13 sosh.