Sport

McGregor gati për sfidën me Mayweatherin

Descriptive Text

Conor McGregor është gati për duelin e mijëvjecarit. Të shtunën e ardhshme në “T-Mobile Arena”, të Las Vegasit, gjiganti irlandez do të sfidojë kampionin amerikan Floyd Mayweather në një duel të vërtetë force.

Për 29-vjecarin ky është dueli më i rëndësishëm në karrierë ndërsa për Mayweatherin tashmë në moshën 40-vjeçare ajo ndaj McGregorit mund të jetë sfida e tij e lamtumirës nga boksi profesionist.

Irlandezi po përgatitet me intensitet të lartë gjatë këtyre ditëve për duelin e mijëvjeçarit, transmeton Supersport.

Vetë Mayweather e ka cilësuar McGregor-in, si favoritin e madh për fitoren finale për vetëm faktin se irlandezi është 11 vjet më i ri në moshë se amerikani. Megjithatë vetë McGregor nuk është aq i sigurt ai e respekton në maksimum rivalin e tij dhe i trembet fakti që Maywether do të bëjë një ndeshje në kufijtë e perfeksionit, për ti bërë një mbylle sa më spektkolare karrierës së tij.

Nga ana tjetër irlandezi mendon se duhet të bëjë paraqitjen e tij më të mirë në karrierë për të fituar ndaj eksperiencës së Floyd Mayweather.