Sport

Tinejxherja numër një në tenis, ka arritur në udhëkryq

Gjatë një stërvitjeje së fundi, Claire Liu dukej mjaft serioze.

"Qesh, po argëtohesh", i thotë trajneri Chris Tontz.

"Vërtet?" qesh Claire.

Ajo duhet të jetë e kënaqur. Liu 17-vjeçare, është juniorja më së miri e ranguar në botë dhe zë vendin e 292-të në renditjen botërore të WTA-së. Në tre muajt e fundit Liu ka fituar dy tituj në Pro Circuit, një nivel përfundi rangut më të fortë WTA Tour, dhe është bërë amerikania e parë që ka fituar titullin e të rejave në Grand Slamin "Wimbledon", që nga Chanda Rubin në vitin 1992.

Ajo arriti të futet në shortin kryesor në një turne të WTA-së këtë muaj në "Bank of the West Classic", ku ishte duke udhëhequr 5:2 ndaj Nicole Gibbs, në setin e tretë para se të binte dhe të humbiste në "tiebreak" në raundin e parë, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Liu kishte dalë në qendër të vëmendjes në vitin 2015 kur fitoi titullin e Pro Circuit në Orlando në moshën 14-vjeçare, duke u bërë tenistja më e re që fitoi një turne profesionist që nga Anna Kournikova në vitin 1996. Tre muaj më vonë, pasi mbushi 15 vjet, ajo arriti në raundin final të kualifikimeve për Grand Slamin "US Open".

Megjithë presionin që vjen me rezultate të tilla, Liu është duke qëndruar e qetë. Tash ajo ka arritur në një pikë kyç të zhvillimit, për të zgjedhur mes kolegjit apo kalimit në rangun profesionist WTA Tour...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.