Sport

Mbappe pritet të zyrtarizohet te PSG-ja

Paris Saint-Germaini pritet të zyrtarizojë transferimin e Kylian Mbappes nga Monaco.

Mundo Deportivo raporton se 19-vjeçari pritet të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit. Pas transferimit të Neymarit për 222 milionë euro, Mbappe pritet të kompletojë transferimin për 180 milionë euro.

Tinejxheri francez do të përfitojë 18 milionë euro për sezon në Parkun e Princave.