Sport

Gjyqtarët nga Malta gjykojnë në Kosovë

Xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovë, në futboll solli befasi në futbollin kosovar.

Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Ferizajt, e cila përfundoi pa fitues 1:1, për herë të parë në futbollin e Kosovës, u gjykuan nga gjyqtarët e huaj, raporton emisioni “Sporti Total” i KTV-së.

Katërshja e gjyqtarëve që vijnë nga Malta, drejtuan ndeshjen në Adem Jashari, pas një bashkëpunimi ndërmjet dy federative, për shkëmbimin e gjyqtarëve për një xhiro.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje Philip Farrugia, pas ndeshjes, për Sportin Total ka folur për mbresat e tij gjatë ndeshjes që referoi në kampioantin e Kosovës.

“Është hera e parë që jam në Kosovë, dhe është një esksperiencë e mirë për ne ekipin. Ishte një ndeshje e mirë dhe futboll i mirë këtu në Kosovë”.

Farrugia shpreson që të rikthehet sërish në Kosovë.

“Lojtarët respektuan vendimet tona, loja ishte mirë dhe fair-play.

Nëse do të na ftojnë sërish do të vijmë këtu për të gjykuar ndonjë ndeshje”.

Përveç gjyqtarëve maltez që gjykuan ndeshje në kampionatin e Kosovës, edhe gjyqtarët kosovar, referuan ndeshje kampionale në Maltë.


Gjyqtarët nga Malata gjykojnë në Kosovë by kohanet