Sport

Lotito: Lazio mund ta fitojë titullin

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka thënë se nuk do të ishte çmenduri nëse Lazio e fiton titullin e Serie A.

Biancocelestët përfunduan të pestët në sezonin e kaluar dhe arritën në finale të Kupës së Italisë, dhe të dielën fitoi Superkupën e Italisë ndaj Juentusit, të cilin e mposhti 3 me 2, transmeton Koha.net.

“A është çmenduri të mendojmë se mund ta fitojmë Scudetton?”, tha Lotito për Corriere della Sera. “Pse është çmenduri? Ne nuk kufizohemi që të arrijmë mrekullinë. Kjo ndodhi me Leicester Cityn në Premier League, apo jo?”.

“Filozofia jonë është e qartë, marrim një hap në një kohë, pa marrë ndonjë hap të madh. Sepse duam të fitojmë, por pa bërë shkurtesa. Nuk është e vërtetë që kemi shitur lojtarët për të bërë para, Biglia psh kishte bërë kërkesë për largim. Megjithatë ne kishim një plan, dhe tashmë e kishim Lucas Leivan për ta zëvendësuar atë. Kam refuzuar 70 milionë euro për Milinkoviq-Saviqin”, është shprehur ai.