Sport

Arsenali arrin marrëveshje me Caicedon

Descriptive Text

Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin defensiv Moises Caicedo, ka njoftuar “Sky Sports” të hënën.

Mësohet se Caicedo ka refuzuar Chelsean për Arsenalin, ekip që është në negociata me Brightonin për lirimin e tij.

Brightoni po kërkon të paktën 60 milionë euro për ta lënë të lirë ekuadorianin, i cili ka kontratë deri në vitin 2027. 21-vjeçari tek Arsenali po shihet si zëvendësim i duhur për Granit Xhakën, që pritet të transferohet në Bundesligë gjatë kësaj vere. Caicedo është pjesë e Brightonit prej vitit 2021, ndërsa edicionin e fundit ka treguar paraqitje të mira në futbollin anglez.

Në 43 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Brightonin, ai ka kontribuar edhe me 1 gol e 1 asistim.